Në ditët e para të sundimit nazist, diktatori fashist miratoi një dekret për ndalimin e “helmeve joshëse”.

Përdoruesit e drogës u shpallën të çmendur kriminal, të vrarë nga injeksione vdekjeprurëse ose dërguar në kampet e përqendrimit.

Substancat e paligjshme të cilat sipas propagandës naziste ishin të lidhura me hebrenjtë, duhet të zhdukeshin.

Por kur Hitleri, Rajhu i Tretë marshoi drejt Luftës së Dytë Botërore, droga u bë një nga shtyllat qendrore të makinerisë naziste të luftës.

Edhe Hitleri i cili fillimisht njihej si antialkoolist, ra në tundimet e toksinave në një masë vetë shkatërruese.

2

Të paktën kështu thuhet në librin: Droga në Gjermaninë naziste( Drugs in Nazi Germany) të autorit Norman Ohler.

Besohet gjerësisht se diktatori gjerman i dridheshin duart për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, por Ohler pretendon se Hitleri u mbyll në vetvete pasi fabrika që bënte drogërat e tij ishte bombarduar nga aleatët.

“Është thënë se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit por për mua është shumë e qartë që ai u tërhoq. Duhet të ketë qenë shumë e tmerrshme. Ai po humbiste një luftë botërore dhe po drejtohej nga droga,” ka thënë ai.

3

Varësia e e Hitlerit ndaj drogës thuhet se ka nisur shumë kohë para se bombat e fundit të Luftës së Dytë Botërore të binin në Berlin. Ohler beson se Hitleri ishte droguar me një sërë substancash gjatë luftës, duke përfshirë kokainën, metamfetaminën dhe Oxycodone.

Mjeku person i Hitlerit ishte Dr Morell, i njohur për injeksionet e tij të famshme dhe trajtimin e sëmundjeve që nuk ekzistonin. Por Ohler është shprehur se nuk është e qartë nëse varësia e Hitlerit ndaj drogës ka ndikuar në rezultatin e Luftës.