Inflamacioni është pjesë e mbrojtjes defensive të trupit që zakonisht shfaqet me: Dhimbje, Dhimbje në nyja, Telashe në funksionimin ditor,transmeton gazeta Kosova Sot.

VETITË SHËRUESE TË SHAFRANIT DHE TË QUMËSHTIT TË BAJAMEVE

Kjo pije kundër inflamacioneve me shafran dhe qumështin e bajameve, ose “qumështi i artë” është një ilaç antik për t’i kontrolluar dhimbjet në nyja dhe muskuj. Përbërësit përmbajnë antioksidues që kanë efekt diuretik, të domosdoshëm për të rregulluar procesin inflamator të trupit. Është burim natyral për vitamina, minerale dhe fibra. Po ashtu, përmirëson tretjen, qarkullimin dhe proceset e tjera që janë të rëndësishme për të funksionuar trupit.

VETITË E SHAFRANIT

Shafrani ofron antioksidues të fortë që kanë efekt kundër inflamacioneve. Megjithëse përdoret në kuzhinë, përdoret edhe në përgatitjen e shumë recetave shëruese. Ofron proteina, fibra dietale, vitamina A, B, C, E, mineralet kalcium, kalium, sodium, hekur, magnez, zink.

VETITË E QUMËSHTIT TË BAJAMEVE

Qumështi i bajameve posedon pak kalori, luten dhe kolesterol. Ky qumësht ofron edhe vitamina, minerale e fibra, që përmirësojnë shëndetin kardiak, qarkullimin dhe shëndetin e arterieve. Përbërësit: 3 gota qumësht të bajameve (600 ml), 3 lugë shafran pluhur (30 g), 1 lugë kanellë (5 g), 1 lugë mjaltë (25 g). Udhëzimet: Së pari, përgatiteni qumështin e bajameve. Më pas, e vendosni në blender me shafranin pluhur dhe kanellën. Kur të jenë përzier, ëmbëltoni me pak mjaltë. Përfundimisht, e shërbeni në një gotë dhe kënaquni çdo mëngjes. Në përgjithësi, këtë pije mund ta pini sa herë t’i ndjeni këto simptoma apo inflamacion. Ta konsumoni rregullisht për t’i ndihmuar trupit në mposhtjen e sëmundjeve të ndryshme. 

Let’s block ads! (Why?)

4 COMMENTS