Fosili më i vjetër në botë daton 3.7 miliardë vite më parë. Ky fosil u gjet në Groelandë, në një zonë nga ku u shkëputën akujt, nga një grup kërkuesish australianë. Konkretisht bëhet fjalë për një tufë bakteriesh {apo mund të jenë edhe arkea (prokariotë) të ngjashëm me bakteriet, por me metabolizëm të ndryshëm}. Ky zbulim çon në hipotezën se jeta mund të jetë formuar dhe evoluar më herët se ajo që mendohej deri më tani. Sipas kësaj gjetje jeta do të ketë qenë shfaqur “vetëm” gjysëm miliardë vite, pasi u formua planeti nga sistemi diellor.

Para këtij zbulimi fosilet datonin 3.43 miliardë vite.

Shtëpia e bakterieve ndodhet mbi një faqe të gërryer shkëmbi që u rishfaq kur një sasi e vogël akujsh në Groelandë u shkëputën për shkak të një pranvere shumë të nxehtë. Ekipi i kërkimit australian mori kampionë stromalitesh (shih foton) që më pas iu nënshtruan analizave të plota të përcaktimit të moshës duke analizuar shtresat e hirit vullkanik që i kish mbuluar. Stromalitet janë struktura mikroskopike të prodhuara nga një tufë bakteresh që mund të formësojnë shtresëzime me një trashësi prej disa centimetrash. Në rastin konkret më shpesh hasen nga1 deri në 4 cm. Martin VanKranendonk, drejtor i qendrës australiane të astrobiologjisë të Universitetit të New Sauth Wales si dhe kordinator i kërkimit deklaroi: “Zakonisht stromalitet nuk përmbajnë fosilet e bakterieve që i formojnë, por në rastin tonë është sikur të kishim shtëpitë e tyre. Ato mikroorganizma shihnin një botë shumë të ndryshme nga kjo e jona. Kontinentet ishin të zeza sepse shkëmbinjtë vullkanikë nuk ishin të mbuluar nga bimësia dhe qiell në ngjyrë portokalli për shkak të mungesës së oksigjenit, elementi që i jep ngjyrë qiellit në kohët tona”. Një përfundim pak më i ndryshëm vjen nga Abigail Allwoodn, një astrobiolog i Nasa-s që ka zbuluar më parë stromalitet në Australi me një moshë prej 3.48 miliardë vite, deklaron se: “Kam pak dyshime në lidhje me moshën e shkëmbinjve, ku gjenden stromalitet e Greolandës, po sigurisht ato kanë shumë për të na treguar”.

2 COMMENTS

Comments are closed.