Edhe pse Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump është zgjedhur dhe pritet që në Janar të 2017 të marrë postin, ende mediat në amerikë shkruajnë mbi humbjen e kandidates Hillary Clinton. E-mailet e Hillary Clinton u kthyen në debatin më të fortë të fushatës zgjedhore, aq sa shumë sot meidat kanë vendosur që të paraqesin një pyetje të thjeshtë.

Kush e shkatërroi fushatën e Hillary Clinton që ndikoi edhe në një humbje të garës presidenciale?

E-mailet, ishin pika e dobët që i rrëmbeu asaj fitoren nga duart. Ditët e fundit imazhi i Hillary Clinton pësoi rënie përsa i përket besueshmërisë dhe gjithçka ndodhi falë e-maileve që rrodhën papritur.

Mirëpo çfarë shkaktoi publikimin e tyre?

E-mailet e shefit të fushatës zgjedhore të Clinton erdhën si pasojë e një gabimi në shkrim. Pas mbërritjes së një e-maili në adresën e John Podesta, ndihmësi i tij foli me shefin e informatikës duke e pyetur nëse ishte e sigurt po ta hapte këtë adresë. “E-mail” legjitim shkroi në përgjigje duke i krijuar kështu rrugë të hapur Podestës që shkruante fjalëkalimin.

Në të vërtetë e-maili i ardhur ishte një formë peshkimi e hakerave për të marrë password-in e Podestës. E kështu që në vend që t’i shkruante “ilegjitim” ai i shkruajti padashje “legjitim”.

Edhe pse personi përgjegjës shprehu në një intervistë së fundmi, se ende nuk ja kishte falur vetes gabimin e bërë, dëmi i madh nuk kthehet dot më. Pas publikimit, beteja u zhvendos në media ku kandidati republikan bëri çmos për t’i shfrytëzuar ato e-maile kundër Clinton.

4 COMMENTS

Comments are closed.