Shkencëtarët thonë se në vendin ku ndodhet shteti ishull Mauricius në lindje të Afrikës, ka patur një kontinent para 3 miliardë vitesh.

Në punimin shkencor të publikuar në revistën “Nature Communications”, hulumtuesit zbuluan dëshmi në lidhje me kontinentin e fshehur nën det nëpërmjet kristaleve brenda llavës vullkanike.

Profesori Lewis Ashwal nga Universiteti Wits në qytetin Johannesburg të Afrikës së Jugut dhe ekipi i tij, në Mauricius gjetën copë kristali zirkon të mbetur nga para 2.5 deri në 3 miliardë vitesh.

Hulumtuesit të cilët theksojnë se kristali në sipërfaqe ka ardhur nëpërmjet llavës vullkanike, moshën e kristalit e kanë identifikuar me teknikën e imazhit të quajtur spektrometria e masave.