Një gazetë izraelite për herë të parë ka zbuluar letërkëmbimet mes Ariel Sharon dhe mbretit Abdullah, ish-krerëve të regjimit sionist dhe regjimit Al Saud në vitin 2005.

Gazeta sioniste “Jerusalem Post” ditë më parë ka publikuar përmbajtjen e një letre të cilën Ariel Sharon, ish-kryeministri i regjimit sionist, e ka shkruar për Abdullah bin Abdulaziz, ish-mbretin e Arabisë Saudite, në tetor të vitit 2005. Në këtë letër Sharon shpreh optimizmin e tij se “Arabia Saudite nën sundimit e lartmadhërisë tuaj do të mund të ndikojë për nxitjen e forcave moderatore në rajon dhe për të forcuar rastin e kompromisit dhe stabilitetit dhe zhvillimit”. Sharon në këtë letër shtrinë dorën e miqësisë drejt mbretit të Arabisë Saudite dhe është shpreh optimist për shfrytëzimin e rastit për bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkëta për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta të Arabisë Saudite dhe të regjimit sionist.

Megjithëkëtë Sharon tre javë pasi ka dërguar këtë letër për mbretin e Arabisë Saudite, ka pësuar një sulm në tru. Letra është shkruar tre muaj pas tërheqjes së regjimit sionist nga Rripi i Gazës dhe Sharon në këtë letër shprehet i bindur se shkëputja e lidhjes mes Rripit të Gazës dhe pjesës veriore të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, do të krijojë një rast të ri dhe historik për të çuar përpara procesin e kompromisit. Ai ka theksuar se kjo periudhë është e ndjeshme dhe e vështirë në historinë e rajonit të Lindjes së Mesme.

Letra e ish-kryeministrit të regjimit sionist për mbretin e Arabisë Saudite është dërguar nëpërmjet Mushe Biritz një hebre i lindur në Irak dhe me qëndrim jashtë territoreve të pushtuara palestineze i cili kishte marrëdhënie miqësore me dhëndrin e mbretit Abdullah të Arabisë Saudite. Kjo letër është shkruar tre vite pas fillimit të përpjekjeve të Arabisë Saudite në procesin e planit arab për kompromis në vitin 2002 dhe në këtë mënyrë përfunduan edhe spekulimet që pretendonin se Sharon nuk ka bërë kurrfarë reagimi ndaj planit të Arabisë Saudite në lidhje me këtë çështje.

Në këtë kuadër, Is’hak Lefanun, ish-ambasadori i regjimit sionist në Egjipt, letrën në fjalë e ka prezantuar si një dokument historik shumë të rëndësishëm dhe pretendoi se kjo letër është argument për këtë pretendim se regjimi sionist në prapaskenë synon të motivojë dhe të çojë para procesin për kompromis. Sipas deklaratave të këtij funksionari sionist, kjo letër tregon se edhe në atë kohë kanë ekzistuar lidhje dhe marrëdhënie mes regjimit sionist dhe Arabisë Saudite.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/zbulohet-leterkembimi-krereve-te-izraelit-dhe-arabise-saudite-ne-vitin-2005/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 87804 more Info to that Topic: epavarura.com/zbulohet-leterkembimi-krereve-te-izraelit-dhe-arabise-saudite-ne-vitin-2005/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/zbulohet-leterkembimi-krereve-te-izraelit-dhe-arabise-saudite-ne-vitin-2005/ […]

Comments are closed.