Studiuesit në Kazakistan kanë arritur të zbardhin misterin e fshatit Kalachi, ku banorët binin në gjumë pa ndjenja, për ditë me radhë pa u zgjuar.

Përfundimet e studiuesve i bëri publike zv/presidenti i Kazakistanit, Berdybek Saparbayev, i cili tha se pas analizave të shumta mjekësore, u konfirmua se shkaku i epidemisë së gjumit në Kalachi ishte monoksidi i karbonit që nxjerr miniera e vjetër e uranit, në periferi të fshatit.

Për thuajse tre vjet me radhë, banorët e fshatit kazak, i njohur ndryshe si “Sleepy Hollow”, kanë vuajtur nga epidemia e gjumit, ku njerëzit i zinte gjumi papritur, gjendje që vijonte për ditë me radhë, madje deri në një muaj.

Përveç gjumit, banorët e fshatit kishin shpesh haluçinacione raporton BW. Autoritetet në Kazakistan bënë të ditur se tashmë që u zbulua misteri, banorët e fshatit do të evakuohen.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/zbulohet-misteri-per-banoret-e-fshatit-qe-binte-ne-gjum-te-thelle-deri-ne-1-muaj/ […]

Comments are closed.