Zbardhet pakti mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës i arritur në Bruksel, me ndërmjetësimin e krerëve të BE-së.
Burime të lajm-shqip, bënë të ditur se Kryetari i Parlamentit eruopian Antonio Tajani dhe kreu i PPE-së, Joseph Daul kanë konfiguruar një pakt mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Republikës.
 

Ndërsa Edi Rama do të propozojë kreun e Prokurorisë Speciale SPAK.
Të dy institucionet duhet të marrin konsensusin e palëve, përpara se të shkohet në votim parlamentar.
Nuk ishte e rastësishtme letra e Edi Ramës drejtuar opozitës për të nisur procesin e zgjedhjes së kreut të Prokurorisë.
Ajo ngjan motamo me shkarkimin e Saimir Tahirit vitin e shkuar e cila më pas solli në qeverinë “teknike” me kryeministër Edi Ramën.
Siç mësohet Bashës dhe Ramës i është ofruar një pakt ku BE do të bëjë monitorimin e të gjithë procesit politik deri në vendimin për hapjen e negociatave.
Siç mësohet, Edi Rama do të marrë në Sofje, si pjesë të delegacionit shqiptar edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
 
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata
07.12.2017