Sekretet e Amazonisë janë fshehur për plotë 10.000 vjet, që kur fiset e para të lashta u vendosën në këtë fushë të Amerikës së Jugut.

Disa nga këto fise deri në këtë ditë nuk erdhën në kontakt me pjesën tjetër të botës. Megjithatë, një studim i ri tregon se të parët e tyre në të vërtetë “krijuan” Amazoninë.

Hulumtimet kanë treguar se xhungla më e madhe në botë u krijua si një eksperiment me rritjen e bimëve. Shkencëtarët kanë zbuluar se në sajë të këtyre njerëzve, disa lloje të bimëve, të tilla si arra braziliane dhe palma, janë rritur më shpesh në afërsi të vendeve fisnore, që dëshmon se ato janë mbjellë qëllimisht.

Deri në çfarë mase kanë ndikuar njerëzit në zhvillimin e xhunglës është subjekt i një debati. Disa ekspertë besojnë se njerëzit thjesht më shumë banonin në zona të populluara me bimësi të pasur, por Luis Carolina, paleontologe në Universitetin Ëageningen në Holandë mendon ndryshe.

Në një studim të titulluar “Xhunglën e Amazonës e ka krijuar uria e lashtë për fruta dhe arra”, ajo shkruan: “Ne analizuam shpërndarjen dhe dendësinë e 85 specieve drurore që i kanë zbutur fiset e lashta. Rezultatet tona tregojnë se mostrat e sotme të këtyre llojeve janë të grupuara në afërsi të vendeve arkeologjike, ku dikur moti kanë jetuar fiset Amazoniane”./GazetaExpress/.

Let’s block ads! (Why?)

3 COMMENTS