Burime pranë policisë kanë zbuluar shumën marramendëse të parave që janë vjedhur në shtëpitë e një ministri dhe ish-ministri të Qeverisë Rama.

Mësohet se bëhet fjalë për dy raste të ndryshme vjedhje, ku janë marrë 8 milionë Euro në dy banesat e ministrit dhe ish-ministrit. Kjo shifër konfirmohet nga burimet policore dhe deklarimeve sipas një biznesmeni pranë Kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsi Rama, shkruan syri.net.

Kjo ngjarje që ka ndodhur para disa javësh është mbajtur e fshehtë nga policia, ndërsa nuk dihet asgjë rreth identitetit të grabitësve.

Në dijeni janë vendosur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Hetimet e uniformave blu janë duke u zhvilluar për të identifikuar dhe arrestuar grabitësit e shtëpive të dy zyrtarëve.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/zbulohet-shuma-marramendese-e-milionave-te-vjedhura-ne-shtepite-e-ministrit-dhe-ish-ministrit-te-qeverise-rama/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 92351 more Info on that Topic: epavarura.com/zbulohet-shuma-marramendese-e-milionave-te-vjedhura-ne-shtepite-e-ministrit-dhe-ish-ministrit-te-qeverise-rama/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/zbulohet-shuma-marramendese-e-milionave-te-vjedhura-ne-shtepite-e-ministrit-dhe-ish-ministrit-te-qeverise-rama/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/zbulohet-shuma-marramendese-e-milionave-te-vjedhura-ne-shtepite-e-ministrit-dhe-ish-ministrit-te-qeverise-rama/ […]

Comments are closed.