Zbulohet teksti i marrëveshjes së Amerikës dhe Rusisë për Sirinë

11
63

Kanali informativ Al Mejadin ka publikuar një kopje të tekstit të marrëveshjes mes Amerikës dhe Rusisë për armëpushimin në Siri.

Agjencia Tasnim e lajmeve duke cituar kanalin Al Mejadin njoftoi se një prej pikave të marrëveshjes mes Amerikës dhe Rusisë për armëpushim në Siri është krijimi i një qendre postblloku dhe kontrolli në fund dhe të rrugës Al-Kastilo. Sipas këtij raporti, qendra e postbllokut dhe kontrollit të parë krijohet në hyrjen perëndimore dhe e dyta krijohet në hyrjen lindore ndërsa një organizatë si Gjysmëhëna e Kuqe ose një institucione tjetër që është plotësisht i besueshëm do të mbikëqyrë këto dy qendra të kontrollit. Me krijimin e këtyre qendrave ushtria siriane do të tërhiqet plotësisht nga rajonet rreth Al-Kastilos. Sipas kësaj marrëveshje të armëpushimit, forcat opozitare gjithashtu në të njëjtën kohë me tërheqjen e forcave të ushtrisë së Sirisë, duhet të tërhiqen nga dy anët e rrugës Al-Kastilo deri në një distancë të ngjashme. Kjo është në kohën kur në letrën e Maikëll Ratney, përfaqësuesi special i Amerikës në Siri, e cila është dërguar për opozitarët sirianë njëkohësisht me shpalljen e marrëveshjes së Gjenevës, nuk është folur fare rreth një çështje të tillë, por në këtë letër është përmendur vetëm tërheqja e njëanshme e forcave të ushtrisë së Sirisë.

Në këtë letër gjithashtu thuhet se forcat opozitare moderatorë nuk duhet të lejojnë që grupi terrorist Fronti Nusra të shfrytëzojë pozicionet e tyre për të marrë nën kontroll pozicionet nga të cilat është tërhequr ushtria e Sirisë. Sipas kësaj marrëveshje, nuk pengohet fluturimi i avionëve luftarakë të Sirisë as edhe në zonat të cilat në mënyrë të veçantë janë ndarë për operacionet e forcave ajrore të Rusisë dhe Amerikës. Fluturimet e avionëve luftarakë të Sirisë gjithashtu kanë vetëm aspekt vëzhgues dhe ato ndalen atëherë kur të fillojnë sulmet e avionëve luftarakë të Amerikës dhe Rusisë. Në paragrafin e parë të aneksit të marrëveshjes së Rusisë dhe Amerika thuhet se duhet të krijohen kushtet për formimin e një dhome të operacioneve të përbashkëta për të luftuar kundër grupit terrorist Fronti Nusra duke filluar nga dita e zbatimit të kësaj marrëveshje e cila ka filluar më 12 shtator të këtij viti.

Google search engine

11 COMMENTS

Comments are closed.