Zelandë e Re, për familjet e viktimave mblidhen 7,4 milionë dollarë

2

Përmes fushatës humanitare në Zelandë të Re janë grumbulluar 7,4 milionë dollarë ndihmë për familjet e të pësuarve gjatë sulmit terrorist, i cili ndodhi të premten në dy xhami në Christchurch, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin terrorist gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Al Noor dhe atë në Linwood u vranë së paku 50 besimtarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Pas sulmit më të përgjakshëm terrorist, në Zelandë të Re u hapën dy faqe të internetit për donacione për familjet e të vrarëve.

Afër 70.000 donatorë në faqen e internetit “Givealittle“ dhuruan gjithsej 5,4 milionë dollarë.

Dy milionë dollarë shtesë qytetarët e Zelandës së Re i mblodhën përmes faqes së internetit “LaunchGood“.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

Loading...