Ligjvënësi amerikan Mike Pompeo, i marrë nga presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), beson se kërcënimi i terrorizmit me të cilin përballet SHBA, vjen nga muslimanët që ‘urrejnë të krishterët.’

Në një fjalim në një kishë në Wichita, Wisconsin, dy vite më parë, ligjvënësi republikan tha se muslimanët të cilët mendojnë se Islami është ‘e vetmja rrugë’, përbëjnë një rrezik të madh për të krishterët, dhe janë të nevojshëm për t’u trajtuar.

‘Ky kërcënim për Amerikën vjen nga njerëzit që mendojnë thellë se Islami është mënyra dhe drita dhe e vetmja përgjigje’, ka thënë Pompeo për të pranishmit në kishë.

‘Këta njerëz besojnë se është obligim fetar për ta që të fshijnë të krishterët nga faqja e dheut’, shtoi ai.

‘Kanë tmerr nga të krishterët,’ tha ai për një pakicë të vogël në mesin e muslimanëve, duke i këshilluar njerëzit që të ‘luten, të qëndrojnë, të luftojnë dhe të sigurohen që ne e dimë se Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë, se është me të vërtetë e vetmja zgjidhje për botën tonë.’

Ai tha në një fjalim të veçantë të vitit të kaluar se e ashtuquajtura luftë kundër terrorizmit është në fakt një konfrontim mes ‘perëndimit të krishterë dhe lindjes islame.’

Gjithashtu në vitin 2015, Pompeo tha në një kishë ungjillore se ‘islami radikal’ paraqet ‘llojin e luftës që ky vend nuk është përballur që nga luftërat e tij të mëdha.’

Duke paralajmëruar se ‘e keqja është e gjitha rreth nesh,’ Pompeo paralajmëroi bashkimin në lidhje me raportimet e komploteve terroriste, dhe i tha audiencës se nuk duhet të pengohen nga ata që mund t’i quajnë ‘Islamofobë apo fanatikë’.

Pompeo, i cili do të zëvendësojë drejtorin aktual të CIA-s, John Brennan, konsiderohet si një anëtar serioz dhe agresiv në krijimin e sigurisë kombëtare.

Ai gjithashtu ka qenë një kritik i fortë i presidentit Barack Obama mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit, dhe ka mbështetur Trampin në kundërshtimin e marrëveshjes.

Emërimet e kabinetit të Trampit kanë sinjalizuar synimin e tij për të përmbushur premtimet e tij të fushatës së vijës së ashpër, dhe kanë thelluar shqetësimet në mesin e amerikanëve muslimanë për një Shtëpi të Bardhë anti-islamike.

Organizatat amerikane të të drejtave civile dhe liderët muslimanë thonë se janë të shqetësuar nga zgjedhjet e stafit të sigurisë kombëtare nga Trampi, të shquar për retorikën e tyre të ashpër anti-muslimane.

Disa zyrtarë aktualë dhe ish-qeveritarë amerikanë janë gjithashtu të shqetësuar se emërimet Trampit mund të përforcojnë perceptimin në mesin e muslimanëve se Uashingtoni është në luftë kundër fesë islame. / Gazeta Impakt

Burimi: PT

11 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: epavarura.com/zgjedhuri-trampit-per-cia-n-e-sheh-islamin-si-kundershtar-te-krishterimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 73211 additional Information on that Topic: epavarura.com/zgjedhuri-trampit-per-cia-n-e-sheh-islamin-si-kundershtar-te-krishterimit/ […]

Comments are closed.