Në të gjithë botën merren masa të forta për të ndaluar kopjimet gjatë provimeve të maturës.

Por, Algjeria duket se ka vendosur masa ekstreme për të ndaluar kopjimet. Autoritetet vendase kanë bllokuar të gjitha rrjetet sociale përfshirë këtu rrjetin më popullor Facebook dhe Twitter.

Kjo masë bëhet në përpjekje për të mos lejuar dërgimin online të fotove nga provimi apo të dhëna të tjera, shkruan Reuters.

Dhjetëra mijëra nxënës në vend po i nënshtrohen këto ditë provimeve përfundimtare të diplomimit.

“Bllokimi i mediave sociale është e lidhur direkt me provimet e pjesshme të diplomimit që po zhvillohet të dielën”, i tha një zyrtar agjencisë shtetërore të lajmeve APS.

“Kjo është për të mbrojtur nxënësit nga publikimi i dokumenteve të rreme për këto provime”, shtoi ai.

Qasja në internet nëpërmjet rrjetit celular 3G gjithashtu është ndërprerë të dielën.

Dhjetëra persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë që punojnë në zyra a rsimore janë arrestuar gjatë këtij muaji në Algjeri për shkak se testet rrodhën në rrjetet sociale.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 69138 more Information on that Topic: epavarura.com/zgjidhja-ekstreme-per-te-mos-kopjuar-ne-provimet-e-matures/ […]

Comments are closed.