Kristofer Stili, 52 vjeç është ish-spiuni britanik i cili ka përgatitur dosjen e aferës seksuale të Donald Trump, për të cilën thuhej nga CNN se po shantazhohej nga Rusia.

Kështu, media britanike “Daily Mail” shkruan sot se Stili ka lënë vilën e tij 1.5 mln paundëshe në Britani dhe është larguar pa lënë gjurmë.

Dikur një student i shkëlqyer i Kembrixhit, Stili është zbuluar se ka përgatitur raportin se Donald Trump shantazhohej nga Rusia për një aferë seksuale të vitit 2013.

“Daily Mail” shkruan se Stili i ka thënë fqinjit të tij se po largohej përgjithmonë, duke i lënë atij të kujdesej për macet që mbante në shtëpi.

Ai është baba i tre fëmijëve dhe i ve, shkruan “Panorama”. Mendohet se Stili është larguar nga Britania ditën e djeshme, pasi ka frikë se mos vritet nga agjentë sekretë rusë.

Ai ka qenë spiun i Britanikëve në Bashkimin Sovjetik nga viti 1986 deri në rënien e unionit.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 48236 additional Information on that Topic: epavarura.com/zhduket-ish-spiuni-britanik-qe-pergatiti-dosjen-e-aferes-seksuale-te-donald-trump/ […]

Comments are closed.