Nje lajm i trishte per mjekesine shqiptare. Nderron jete ne moshen 90 vjecare, themeluesi i radioterapise, Agron Gjata.
Me nje mesazh ne rrjetet sociale ku shkruan “Lamtumirë baba”, rektori i Universitetit te Mjekesise, Arben Gjata, ka njoftuar ndatjen nga jeta te te atit te tij
 
Vete universiteti ne faqen e tij ne nje homazh per mjekun e njohur, shkruan se ai eshte ndare nga jeta dje pasdite, nderkohe qe njofton se varrimi bëhet sot.
“Sot pasdite, pas një gjendje të përkeqësuar të shëndetit u nda nga jeta Agron Gjata, mjek i njohur me veprimtari të gjatë e më shumë se 30 vjeçare në fushën e radioterapisë”.
NEKROLOGJI
Agron Gjata u lind në një familje me tradita intelektuale dhe atdhedashëse në vitin 1927 në Korçë. Ndërpreu studimet në Liceun e Korçës për t’ju bashkuar lëvizjes nacional-çlirimtare gjate së cilës edhe u internua. Babai i tij, Isuf Gjata mësues dhe patriot është një nga dëshmoret e luftës nacional-çlirimtare. Pas çlirimit, ne vitin 1952, filloi studimet në Varshavë, Poloni ku u diplomua si mjek i përgjithshëm në vitin 1957.
Pas kthimit në atdhe për disa vite rresht punoi si mjek në minierën e Memaliajit dhe në vijim në drejtorinë spitalore të Ministrisë së Shëndetësisë, si  dhe nën drejtor në Poliklinikën Qendrore në Tiranë.
Në vitin 1965 vijoi studimet pasuniversitare në Romë, Itali ku u formua si mjek specialist ne radioterapi.
Me kthimin në Shqipëri si mjek specialist në radioterapi bashkë me kolegë të tjerë, Agron Gjata u bë themelues i shërbimit të radioterapisë në Institutin e Onkologjisë, sot Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza”, të cilin e drejtoi deri në daljen e tij në pension.
Agron Gjata gjatë të gjithë karrierës së tij si mjek ka punuar me ndershmëri dhe pasion duke vendosur në qendër pacientin dhe kujdesin për të. Ai ka dhënë kontribut edhe në formimin e brezit më të ri të specialistëve të radioterapisë, të cilët e çuan më tej këtë shërbim.
Universiteti i Mjekësisë, Tirane i shpreh ngushëllime familjes, kolegeve, miqve dhe në veçanti të birit, Rektorit të UMT, Prof. Arben Gjata për këtë humbje te madhe.

Shperndaje lajmin Zi për mjekësinë shqiptare, ndërron jetë themeluesi i Radioterapisë appeared first on SuperShendeti.

3 COMMENTS

Comments are closed.