Dhjetëra mijëra banorë po evakuuohen nga shtëpitë e tyre teksa flakë të mëdha zjarri kanë përfshirë disa pjesë të qytetit izraelit Haifa.

Zjarri është nxitur nga erërat e ngrohta e të fuqishme në zona residenciale në veri të qytetit.Flakët gjithashtu po kërcënojnë shtëpi pranë Jeruzalemit dhe në West Bank.

Një ministër tha se gjysma e zjarreve ishin “zjarrëvënie të qëllimshme”, por policia nuk e konfirmon ende.

Qindra rezervistë ushtarakë janë thirrur për të ndihmuar në betejën tre ditore të shpërthimit të zjarreve.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo njerëz me plagë serioze, megjithëse një shërbim kombëtar ambulance tha se 55 persona janë trajtuar për thithje tymi – 36 prej të cilëve janë dërguar në spital, raporton gazeta Haaretz.

Zëdhënësi i komunës së Haifa, Or Doron tha për agjencinë e lajmeve AFP se 50 mijë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

_92642288_mediaitem92642287

2 COMMENTS

Comments are closed.