Një banore jo muslimane, e prekur nga zjarri që ra në Londrën perëndimore i cili shkatërroi jetën e shume personave, thotë “faleminderit për Ramazanin”.

Banorët myslimanë që jetonin në atë ndërtesë ishin zgjuar duke bërë përgatitjet për argjërimin e ditës në vijim, kur shpërtheu zjarri.

Ata ishin në gjendje të zgjonin fqinjët e tyre jo muslimanë dhe gjithashtu të evakuoheshin në mënyrë të sigurtë.

Në një video një grua tregon për gazetarët se si të rinjë mysliman ndihmuan në shpëtimin e shumë jetëve.

Ajo thotë se në qoftëse nuk do të ishte për të rinjtë myslimanë që ktheheshin nga xhamitë, shumë njërëz do të kishin vdekur.

Gjithashtu gruaja thotë në videon e paraqitur më poshtë se ata (mediat) flasin për muslimanët vetëm kur gjëra të këqija ndodhin, por ato ishin njërzit e parë që ndihmonin njërzit me canta uji, duke vrapuar dhe u treguar atyre. /albeu

4 COMMENTS

Comments are closed.