Katër shqiptarë janë kapur me 20 kilogramë kokainë në Gjenevë të Zvicrës. Mediat shkruajnë se arrestimi i tyre është bërë në 18 janar, ndërsa pritet që të jepet edhe masa e sigurisë.

Të arrestuarit janë tre meshkuj dhe një femër, të cilëve iu gjetën 1 kg e 250 gram kokainë në momentin e arrestimit, ndërsa pjesa tjetër iu sekuestrua në automjet, 36 orë pas arrestimit.

Katër të arrestuarit shqiptarë akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mediat shkruajnë se sekuestrimi i 20 kg kokaine është një prej zbulimeve më të mëdha kohëve të fundit.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/zvicer-4-shqiptare-kapen-20-kg-kokaine-mes-tyre-nje-femer/ […]

Comments are closed.