Në një prononcim për të përditshmen zvicerane “SonntagsZeitung”, Christian Levrat tha se duhet të hapet debati për pranimin e islamit si fe zyrtare dhe përfshirjen e tij në Kushtetutën e Konfederatës Zvicerane.

“Ne duhet të marrim seriozisht në konsideratë nëse duam që të njohim islamin si një fe zyrtare, në mënyrë që të mos lejojmë arsimimin dhe financimin e imamëve nga qarqet e huaja dhe ndoshta ekstremiste apo fundamentaliste”, vlerësoi lideri i SP-së zvicerane.

“A mund të kemi një islam zviceran? Me këtë çështje duhet të përballemi”, shtoi ai.

Propozimi i Christin Levrat zuri vend edhe në faqet e gazetës “20 Minuten”, e cila ka bërë brenda lajmit të saj edhe një anketë nën pyetjen: “A duhet Zvicra ta njohë islamin si fe zyrtare?”

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/zvicer-socialdemokratet-propozojne-zyrtarizimin-e-fese-islame/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/zvicer-socialdemokratet-propozojne-zyrtarizimin-e-fese-islame/ […]

Comments are closed.